Chelsea po përjeton një nga sezonet më mbresëlënëse të viteve të fundit, teksa skuadra e Enzo Maresca-s po arrin rezultate të larta në çdo front.
Blutë aktualisht renditen në vendin e dytë në Premier League, duke qëndruar fort në garë për titullin kampion. Forma e mirë e ekipit është reflektuar edhe në Evropë, ku Chelsea mban vendin e katërt në tabelën e Champions League, duke qenë në pozitë të favorshme për të kaluar më tej.
Sukseset nuk mbarojnë aty. Skuadra londineze ka siguruar edhe kualifikimin në çerekfinale të Carabao Cup, duke konfirmuar se Maresca po menaxhon me mjeshtëri rotacionin dhe ritmin e ndeshjeve.
Puna e trajnerit italian ka marrë vlerësime të shumta, pasi ai ka rikthyer identitetin, disiplinën taktike dhe entuziazmin në Stamford Bridge.
Një sezon fantastik deri tani për Enzo Maresca-n dhe ekipin e tij.







