Barcelona ka marrë një lajm të mirë, pasi Pedri është rikthyer sot në stërvitjen kolektive dhe po i afrohet rikuperimit të plotë nga dëmtimi që e mbajti jashtë fushës për disa javë.
Mesfushori spanjoll kishte munguar që nga El Clasico i muajit të kaluar, pas një dëmtimi në kofshë. Stafi mjekësor i Barcelonës ka qenë jashtëzakonisht i kujdesshëm me rikuperimin e tij, për të shmangur çdo risk të rikthimit të parakohshëm.
Mungesa e Pedrit u ndje dukshëm në dy ndeshjet e fundit: barazimi me Club Brugge dhe humbja ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve treguan se sa shumë i mungon kreativiteti mesfushorit katalanas.
Rikthimi i tij ishte parashikuar fillimisht për sfidën ndaj Atletico Madridit, por tani do të jetë interesante të shihet nëse ai mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e La Ligës këtë fundjavë ndaj Alaves.
Barcelona shpreson që ylli 23-vjeçar të rikuperohet sa më shpejt, pasi prania e tij është thelbësore për sfidat e ardhshme të rëndësishme të skuadrës.







