Këngëtarja dhe aktorja amerikane Jennifer Lopez solli një spektakël të paharrueshëm fundjavën e kaluar në një dasmë luksoze në Indi, ku thuhet se u pagua 2 milionë dollarë për performancën e saj. Përveç këngës, Jennifer mbajti edhe një fjalim emocionues për çiftin e sapomartuar, Netra Manteni dhe Vamsi Gadiraju, duke uruar: “Familjet tuaja qofshin të bashkuara në këtë ditë të bukur dhe Zoti na bekoftë të gjithëve”.
Netra Manteni është trashëgimtarja e Rama Raju Manetena, kryetarit dhe drejtorit ekzekutiv të kompanisë farmaceutike Ingenus Pharmaceuticals, ndërsa bashkëshorti i saj, Vamsi Gadiraju, është një sipërmarrës i njohur në fushën e teknologjisë, bashkëthemelues dhe drejtor teknologjik i platformës Superorder. Dasma e tyre e shtrenjta, e mbushur me mysafirë elitarë, u kthye në një skenë ku muzika, moda dhe eleganca bashkohen për të krijuar një përvojë të jashtëzakonshme.
Performanca e Jennifer Lopez në këtë event ekskluziv është një tjetër dëshmi e ndikimit të saj global dhe aftësisë për të transformuar çdo festë në një eksperiencë të paharrueshme. Ajo vazhdon të jetë një nga artistet më të kërkuara për klientë të pasur dhe të njohur ndërkombëtarisht, duke kombinuar talentin muzikor me karizmën dhe prezencën e jashtëzakonshme në skenë.







