Lulelakra është një nga perimet më të përdorura gjatë stinës së dimrit, e cila ka fituar popullaritet vitet e fundit si alternativë ndaj orizit. Përveç shijes së lehtë dhe përdorimit të gjerë në kuzhinë, ajo ofron një sërë përfitimesh të rëndësishme për shëndetin.
5 përfitimet kryesore të lulelakrës:
- Mban zemrën të shëndetshme – falë përbërjes së saj me sulforafan, që ul presionin e gjakut dhe rrezikun e aterosklerozës.
- Mbështet funksionin e trurit – është burim i kolinës, e cila ndihmon kujtesën, gjendjen shpirtërore dhe zhvillimin e trurit.
- Lufton kancerin – përmbajtja e lartë e sulforafanit mbron qelizat nga dëmtimet e ADN-së dhe ul rrezikun e tumoreve.
- Ndihmon ekuilibrin hormonal – përmban indole-3-karbinol (I3C) që rregullon nivelet e estrogjenit dhe ul rrezikun e kancerit të gjirit.
- Forcon sistemin imunitar – falë squfurit dhe prodhimit të glutathione, që mbron qelizat nga dëmtimet inflamatore dhe përmirëson shëndetin e zorrëve.
Ky kombinim i pasur ushqyesish e bën lulelakrën një zgjedhje ideale për dietën e përditshme, qoftë e zier, e skuqur, në supë apo si shoqëruese e mishrave.







