spot_imgspot_img
spot_img

Në Prishtinë nis IHF Trophy për hendbollistet U17 dhe U19

Të mërkurën në Prishtinë fillon IHF Trophy për zonën evropiane për hendbollistet deri në 17 vjet. Kjo garë organizohet nga Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) dhe ka për qëllim zhvillimin e mëtejshëm të këtij sporti. Për Federatën e Hendbollit të Kosovës, IHF Trophy ka qenë një ngjarje shumë e suksesshme, duke sjellë kualifikime për Kombëtaret tona në Kampionate Botërore tri herë deri më tani.

Në sportet tjera kolektive, Kosova ende nuk ka pasur pjesëmarrje në Botëror, por në hendboll kjo ka ndryshuar. Në vitin 2019 në Spanjë garoi Kombëtarja U21 e hendbollistëve. Në vitin 2024, në Kinë, Kosova ishte pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror për hendbollistet deri në 18 vjet, ndërsa sivjet në Egjipt mori pjesë në Botërorin U19 për hendbollistë.

IHF Trophy zhvillohet në dy nivele: kontinentale dhe ndërkontinentale. Fituesit e fazës kontinentale paraqiten në fazën ndërkontinentale, ndërsa fituesit e këtij niveli kualifikohen për Botëror për grupmoshën përkatëse.

Në Prishtinë, nga e mërkura deri të dielën mbahet IHF Trophy për hendbollistet U17 të zonës evropiane. Ndërkohë, nga 2 deri më 6 dhjetor zhvillohet IHF Trophy për hendbollistet U19, gjithashtu për zonën evropiane. Të gjitha ndeshjet zhvillohen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Në të dy grupmoshat, Kombëtarja e Kosovës synon vendin e parë dhe aspiron të vazhdojë historinë e sukseseve në hendbollin evropian. /ATVLIVE.TV

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA