spot_imgspot_img
spot_img

Haradinaj u drejtohet mërgimtarëve për zgjedhjet e reja: Mos lejoni asnjë propagandë që i dëmton familjet

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, iu drejtua sot mërgatës kosovare me një mesazh të qartë për festat e fundvitit, duke thënë se vizitat tradicionale familjare do të shoqërohen edhe me një angazhim për zhvillimin e vendit.

Në një postim në Facebook, Haradinaj theksoi se zgjedhjet e jashtëzakonshme të Kosovës, pretendojnë të kthejnë vendin “në binarët e normalitetit”.

Ai u shpreh kundër ndarjes së mjeteve financiare, siç i quan ai të vogla, të dara nga qeveria në detyrë, siç janë shpërblimet simbolike prej 100 eurosh, duke theksuar se qytetarët meritojnë angazhim institucional të qëndrueshëm dhe jo “shtesa të përkohshme që i shërbejnë pushtetit”.

“Ne s’duam lëmoshë financiare prej 100 eurosh, që ministri e kryeministri t’ia vazhdojnë pushtetin vetes për një javë apo një muaj”.

“Ne duam që familjet tona të ndjejnë dorën e shtetit, jo ndihma të përkohshme që i rrisin vetëm pushtetarët për një javë apo një muaj”,ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai bëri thirrje që mërgimtarët të diskutojnë mes tyre dhe të vendosin për të ardhmen e vendit, duke theksuar se uniteti brenda familjeve dhe komunitetit ka qenë gjithmonë forca e Kosovës, sidomos pas sakrificave të luftës për liri.

“Pa njëri-tjetrin nuk e kemi familjen, nuk e nderojmë vendin dhe nuk e sigurojmë të ardhmen”, përfundoi lideri i AAK-së, duke bërë thirrje për besnikëri ndaj atdheut dhe kombit dhe për rezistencë ndaj çdo propagande që mund të dëmtojë unitetin e familjes.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA