Kombëtarja e Kosovës në futboll, ka mësuar rrugën që siguron biletën për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm.
Kosova përfundoi e dytë ciklin eliminator në Grupin B dhe siguroi fazën “play-off”, për të cilën të enjten u tërhoq shorti në Zurich.
Në gjysmëfinale të fazës “play-off”, Kosova do të përballet me Sllovakinë në udhëtim, e cila doli e dyta në Grupin A prapa Gjermanisë.
Sllovakia në ranglistën e re të FIFA-s është e 45-të, ndërsa Kosova e 90-ta.
Në rast se kalon Sllovakinë në gjysmëfinale të kësaj faze, atëherë në finale të “play-offit” do të përballet me fituesin e gjysmëfinales ndërmjet Turqisë dhe Rumunisë.
Krahas Kosovës, edhe Shqipëria që doli e dyta në Grupin K kualifikues ka mësuar kundërshtarin e saj të kësaj faze.
Në gjysmëfinale, Shqipëria do të luajë në udhëtim kundër Polonisë dhe nëse e kalon Poloninë, atëherë do të luajë me fituesin e gjysmëfinales tjetër ndërmjet Ukrainës dhe Suedisë.
Ndeshjet e play-offit, do të luhen në fund të muajit mars, saktësisht më datat 26 dhe 31.
Vazot 1 – 4:
Italia – Irlanda e Veriut
Ukraina – Suedia
Turqia – Rumania
Danimarka – Maqedonia e Veriut
Vazot 2-3:
Uellsi – Bosnjë e Hercegovina
Polonia – Shqipëria
Sllovakia – Kosova
Çekia – Irlanda







