Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë raportuar të zhdukur në dy komuna të Kosovës.
Në Mitrovicë të Jugut, gruaja ka raportuar të zhdukur bashkëshortin e saj, derisa ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Rasti është raportuar në Polici dy ditë më parë.
“Ankuesja ka njoftuar policinë se bashkëshorti i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Sakaq, të mërkurën, një baba në Pejë ka njoftuar organet e rendit se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”.







