Tifogrupi i Kombëtares së Kosovës “Dardanët”,ka bërë një njoftim për anëtarët të cilët nuk ka siguruar biletat për ndeshjen Kosovë-Zvicër.
Në një njoftim të bërë thuhet se sot do të bëhet shpërndarja e tyre,dhe atë tek fanclub-i në qendër të Prishtinës.
“Sot, fillon shpërndarja e biletave për anëtarët tonë për ndeshjen kundër Zvicrës që luhet nesër mbrëma, e që mbyll ciklin historik të këtij grupi. Siç është bërë praktikë tani e një kohë, biletat do të shpërndahen te fanclub-i ynë në kryeqendër, si dhe në qytetet ku ndodhën përfaqësuesit tanë.”
Përndryshe Dardanët më tej janë të bindur se ky cikël kualifikues për Kosovën do të mbyllet në mënyrë perfekte,dhe atë para pushimit 4 mujor deri në muajin mars.
Kujtojmë që ndeshja Kosovë-Zvicër pritet të zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:45.







