spot_imgspot_img
spot_img

Amir Abrashi i thotë lamtumirë Kombëtares së Shqipërisë pas 12 vitesh

Mesfushori nga Gjakova, Amir Abrashi, ka vendosur të japë lamtumirën nga Kombëtarja e Shqipërisë në moshën 35-vjeçare, duke mbyllur kështu një kapitull të artë që zgjati plot 12 vjet.

Abrashi, aktualisht pjesë e Grasshoppers në Zvicër, iu bashkua skuadrës kuqezi në vitin 2013 dhe debutoi në fitoren 2-0 kundër Armenisë. Gjatë karrierës së tij ndërkombëtare, ai zhvilloi 51 ndeshje me Kombëtaren, duke shënuar një gol dhe dhuruar katër asistime, ndërsa u bë një prej liderëve më të rëndësishëm të brezit të tij.

Largimi i tij përfaqëson fundin e një epoke të rëndësishme për Kombëtaren, pasi Abrashi ka qenë pjesë e shumë ndeshjeve historike, duke u dalluar gjithmonë për karakter, sakrificë dhe profesionalizëm. Ai është quajtur shpesh “Zemra dhe shpirti i Kombëtares” për angazhimin e tij të jashtëzakonshëm në mesfushë dhe ka luajtur në dy Kampionate Evropiane, ato të vitit 2016 dhe 2024.

Në vijim, mund të lexoni deklaratën e plotë të Amir Abrashit, e cila është drejtuar tifozëve dhe gjithë familjes kuqezi:

Të dashur tifozë kuqezi,
Sot dua t’ju drejtohem me dorë në zemër për t’ju njoftuar se po e përmbyll kapitullin tim me Kombëtaren e Shqipërisë. Ky nuk është një vendim i lehtë, sepse fanella kuqezi ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë nderi më i madh i jetës sime. Çdo ndeshje, çdo sfidë, çdo moment gëzimi apo dhimbjeje e kam jetuar me shpirt, për ju dhe për vendin tonë.
Dua t’ju falënderoj nga zemra për mbështetjen që më keni dhënë ndër vite. Ju keni qenë forca ime, motivimi im më i madh dhe arsyeja pse gjithmonë kam dhënë gjithçka në fushë.
Jam mirënjohës që kam qenë pjesë e këtij rrugëtimi të jashtëzakonshëm dhe që pata fatin të luftoj për ngjyrat kuqezi. Kombëtarja është familja ime e dytë, e ju tifozët jeni zemra e saj.
Edhe pse karriera ime me Shqipërinë mbyllet këtu, zemra ime mbetet përgjithmonë kuqezi.
Në fund, dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për Presidentin Duka, për besimin dhe mbështetjen e tij në çdo hap. Falënderoj nga zemra trajnerët Gianni De Biasi, Christian Panucci, Edoardo Reja dhe Sylvinho për punën, udhëheqjen dhe besimin që më kanë dhënë gjatë gjithë këtyre viteve. Një falënderim i veçantë shkon edhe për gjithë stafin e FSHF-së, të cilët kanë qenë gjithmonë mbështetje e jashtëzakonshme në çdo moment të këtij rrugëtimi.
Faleminderit për gjithçka.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA