Me ardhjen e sezonit festiv, disa melodi në të gjithë botën tregojnë menjëherë se është koha për festë. Të dhënat e transmetimeve dhe klasikët që kanë qëndruar për dekada tregojnë se cilat këngë dominojnë listat e dëgjimit global.
Në krye qëndron “All I Want for Christmas Is You” nga Mariah Carey. kënga e parë festive që ka tejkaluar 2 miliardë transmetime. Afër në renditje janë klasiket si “Last Christmas” dhe “Rockin’ Around the Christmas Tree” si dhe kompozime të reja si “Santa Tell Me” nga Ariana Grande.
Por nuk janë vetëm këngët në anglisht, po ashtu janë edhe versionet si Feliz Navidad (José Feliciano) vazhdojnë të transmetohen në vendet hispanofolëse por edhe më gjerë. Ndërkohë, këngë si “O Holy Night” (origjinali në frëngjisht) ruajnë ndikimin global.
Për këdo që përgatit një listë festive, këto këngë nuk janë thjesht sezonale janë universale. Sipas të dhënave të transmetimeve, të njëjtat pjesë muzikore rikthehen çdo vit, në kontinente e breza të ndryshëm.
Më poshtë është e rënditur lista me 10 këngët më të famshme të festave të fundvitit:
-
All I Want for Christmas Is You – Mariah Carey
-
Last Christmas – Wham!
-
Santa Tell Me – Ariana Grande
-
It’s Beginning to Look a Lot Like Christmas – Michael Bublé
-
Rockin’ Around the Christmas Tree – Brenda Lee
-
Jingle Bell Rock – Bobby Helms
-
It’s the Most Wonderful Time of the Year – Andy Williams
-
Mistletoe – Justin Bieber
-
Snowman – Sia
-
Do They Know It’s Christmas? – Band Aid







