spot_imgspot_img
spot_img

Juventusi shqetësohet për të ardhmen e Kenan Yildiz, Real Madrid, Chelsea dhe Arsenal në garë për talentin turk

Klubi i Juventusit po përballet me shqetësime serioze lidhur me të ardhmen e një prej talentëve të tij më premtues, Kenan Yildiz. Bisedimet për rinovimin e kontratës me mesfushorin turk kanë ngecur dhe kjo ka tërhequr menjëherë vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane.

Real Madrid, Chelsea dhe Arsenal janë tre skuadrat që po përgatisin ofertat e tyre për verën e ardhshme, me synimin për të bindur numrin 10 të Juventusit me oferta financiare që aktualisht duket se janë jashtë mundësive të klubit bardhezi.

Aktualisht, Yildiz fiton rreth 1.7 milionë euro në vit, një shumë që e rendit atë në vendin e 19-të në hierarkinë e pagave të Juventusit, duke qenë larg nga yjet kryesorë të skuadrës. Përfaqësuesit e tij kërkojnë një rritje të ndjeshme të pagës, rreth 6 milionë euro në sezon, shifër kjo që reflekton rëndësinë dhe rolin kryesor që ka në ekip.

Juventusi, nga ana tjetër, nuk është i gatshëm të shkojë përtej një pagese prej 5 milionë eurosh në këtë moment, megjithëse bisedimet pritet të rifillojnë së shpejti, pasi kontrata aktuale e Yildiz është e vlefshme deri në vitin 2029.

Në rast se situata përkeqësohet dhe Juventus vendos ta shesë, çmimi i kërkuar pritet të jetë minimalisht 100 milionë euro, pavarësisht vlerës së tregut që llogaritet rreth 75 milionë euro.

Një situatë delikate për klubin torinez, i cili përballet me sfidën për të mbajtur një prej yjeve të së ardhmes, përballë interesit të madh nga disa prej gjigantëve më të mëdhenj në futbollin europian.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA