Kombëtarja e femrave U20 në basketboll gati për përballjet që do të zhvillohen në Kraiova

Kombëtarja e Kosovës Në Basketboll U20 në konkurrencën e femrave, ka filluar përgatitjet për Kampionatin Evropian, Divizioni B, që do mbahet në Kraiova të Rumanisë.
Dardanet ndodhen në Grupin C me Holandën, Kroacinë dhe Slloveninë, e derisa trajnerja Shemsije Stublla këtë grup e ka cilësuar si më të vështirin, mirëpo vazhdon të qëndrojë optimiste sa i përket punës së bërë.

“Ne kemi pasur një short jo aq të volitshëm sa i përket grupës. Do të thotë, ne bëjmë pjesë në një grup me Holandën, Slloveninë edhe Kroacinë, për të cilat e dimë që janë ekipe mjaft kualitative dhe e dimë që do të jetë shumë vështirë. Kjo nuk do të thotë se ne do të dorëzohemi. Për atë edhe jemi duke punuar këto ditë, këtu gjendemi në Gjakovë ku po i bëjmë përgatitjet, ky është grumbullimi i ynë i dytë. Ne do të bëjmë maksimumin për t’u përgatitur ashtu si duhet dhe për të treguar më të mirën në atë kampionat”, tha trajnerja Shemsije Stublla.

E derisa lojtarja Rea Ukaj është shprehur e lumtur që është pjesë e Kombëtares sërish dhe ka premtuar që do ti përfaqësojnë ngjyrat e atdheut në mënyrën më dinjitoze.

“Kam qenë pjesë e përfaqësueses së Kosovës edhe me gjeneratën U16, po ashtu edhe vitin e kaluar me gjeneratën U20. Është një eksperiencë shumë e mirë dhe normalisht gjithmonë është mirë me e përfaqësu vendin tënd në arenën ndërkombëtare. Është grup shumë i vështirë, por jemi tu u përgatitë, jemi tu e dhanë maksimumin në stërvitje që me e përfaqësu Kosovën në mënyrë dinjitoze”, tha Rea Ukaj, lojtare.

Kujtojmë që kombëtarja e Kosovës në të kaluarën nuk ka pasur aspak rezultate të mira në këto gara, pasi që nga 16 ndeshjet e zhvilluara 14 herë është mposhtur. Përndryshe garat në Rumani do fillojnë nga data 28 korrik deri më 6 gusht. /atvlive.tv

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA