Trajneri i ekipit Kombëtar të Spanjës, Luis de la Fuente, reagoi menjëherë pas tërheqjes së papritur të Lamine Yamal nga skuadra për shkak të një dëmtimi.
“Nuk kam përjetuar kurrë një situatë të ngjashme,” deklaroi De la Fuente, duke shtuar se lojtari i Barcelonës ishte nënshtruar trajtimit ditën e kampit stërvitor pa njoftuar stafin mjekësor të ekipit kombëtar.
“Këto janë procedura që ndodhin jashtë kontrollit të ekipit kombëtar; kjo është ajo që ndodh dhe ne duhet ta pranojmë,” komentoi trajneri.
De la Fuente pranoi gjithashtu se nuk kishte dijeni për procedurën invazive me radiofrekuencë që iu bë 18 vjeçarit. /ATVLIVE.TV







