Dy aktorë shqiptarë që jetojnë në Kanada, Xhemi Agaj dhe Etienne Kellici, po bëjnë jehonë në skenën ndërkombëtare të kinemasë me filmin “Departure”, i cili tashmë është i disponueshëm në platformën gjigante Netflix.
Sipas Albanian News, filmi sjell një histori prekëse që trajton tema të thella si humbja, dhimbja dhe fuqia e njeriut për t’u rimëkëmbur, duke dhënë një mesazh të fortë shprese dhe rilindjeje. Projekti është vlerësuar për mënyrën realiste të rrëfimit dhe interpretimet e ndjera të aktorëve.
Me pjesëmarrjen e tyre në këtë film, Agaj dhe Kellici përfaqësojnë me dinjitet artin shqiptar në arenën ndërkombëtare, duke sjellë në ekran energjinë, pasionin dhe autenticitetin që i karakterizon. Ky sukses është një dëshmi tjetër se artistët shqiptarë po lënë gjurmë të rëndësishme në kinemanë botërore.







