Ekipi i Dukagjinit ka marrë fitore të rëndësishme në udhëtim te Ferizaji me rezultat 0-1.
Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, por që gola nuk solli në 45 minutat e para.
Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0 me dy skuadrat që kishin disa gjysmëraste shënimi, por pa u tundur rrjetat.
Ferizaj e nisi mirë pjesën e dytë duke shënuar gol me Betim Haxhimusën, por që u anulua nga VAR.
E në minutën e 97-të ishin klinasit që shënuan gol, ku Iljasa Zufiji asistoi bukur te Dardan Morina i cili nga afërsia shënoi për 0-1.
Për klinasit janë tre pikë të arta, që tani ngjiten në pozitën e katërt me 20 pikë, derisa Ferizaj mbetet në pozitën e nëntë me 14 pikë.
Ndeshjen e radhës Ferizaj e zhvillon në udhëtim te Gjilani, derisa Dukagjini para adhuruesve të vet pret Drenicën.







