spot_imgspot_img
spot_img

Superliga e Kosovës: Xhiro e 13-të rikthehet me duele interesante

Superliga e Kosovës rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 13-të, të cilat pritet të sjellin duele interesante.

Sot do të zhvillohen dy përballje: njëra në Skënderaj dhe tjetra në Podujevë.

Në stadiumin “Bajram Aliu”, Drenica do të presë Ballkanin.

Skuadra drenicase barazoi pa gola me Prishtinën e Re në xhiron e kaluar, ndërsa suharekasit, të udhëhequr nga Orges Shehi, barazuan në shtëpi me Ferizajn.

Në ndeshjen e parë mes këtyre dy ekipeve këtë sezon, Ballkani kishte fituar me rezultat të pastër 3-0.
Ndërkohë, në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Llapi pret Prishtinën e Re.

Llapi vjen në këtë takim pas humbjes nga Drita në Gjilan, ndërsa Prishtina e Re barazoi me Drenicën fundjavën e kaluar.

Një nga dy fitoret e vetme të Prishtinës së Re këtë sezon është pikërisht ndaj Llapit, me rezultatin 1-0, në ndeshjen e zhvilluar në shtator. Megjithatë, kjo skuadër nuk ka shijuar fitoren në tetë ndeshjet e fundit, duke regjistruar gjashtë humbje dhe dy barazime.

Të dy ndeshjet e së shtunës do të nisin nga ora 13:00.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA