Fama, pasuria dhe tragjedia nganjëherë përplasen në mënyrat më bizare të mundshme. Përgjatë viteve, një numër i lartë i të famshëmve janë implikuar në incidente fatale, me apo pa dëshirë, duke i lënë fansat të shokuar dhe duke e parë vetën në kryetituj për arsyje që kurrë s’do donin…
Këta janë 10 persona të famshëm që vranë dikë me apo pa paramendim:
- Phil Spector – Prodhuesi legjendar i muzikës, Phil Spector, u dënua në vitin 2009 për vrasje të shkallës së dytë në rastin e vrasjes së aktores Lana Clarkson në shtëpinë e tij.
- Oscar Pistorius – Atletiku olimpik nga Afrika e Jugut, u gjet fajtor në vitin 2013 për vrasjen e të fejuarës së tij, Reeva Steenkamp, pasi qëlloi përmes një dere të mbyllur të banjos.
- Bruno Fernandes de Souza – Futbollisti brazilian u dënua në vitin 2010 për organizimin e rrëmbimit dhe vrasjes së modeles Eliza Samudio, e cila refuzoi të abortonte fëmijën e tyre.
- Eric Naposki – Ish-lojtar i NFL u dënua për vrasje të shkallës së parë për vdekjen e milionerit William “Bill” McLaughlin në Kaliforni në vitin 1994.
- Don King – Promotori famëkeq i boksit u implikua në dy vrasje të ndara (1954 dhe 1966) dhe shërbeu kohë në burg për to.
- Robert Blake – Aktori u akuzua në vitin 2001 për vrasjen e gruas së tij, Bonny Lee Bakley, ai u shpall i pafajshëm në gjykatë penale, por u shpall fajtor në një gjykatë civile.
- Michael Jace – Aktori u dënua në vitin 2014 për vrasjen e gruas së tij.
- Lillo Brancato Jr. – Aktori (i njohur për rolin e tij në “The Sopranos”) u arrestua në vitin 2005 për vrasjen e një polici jashtë shërbimit, ai më pas u dënua për tentim grabitjeje dhe posedim armësh pa leje.
- Matthew Broderick – Në një aksident automobilistik në Irlandën e Veriut në vitin 1987, Broderick aksidentalisht kaloi në korsinë e kundërt, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.
- Rebecca Gayheart – Aktorja pranoi fajin në vitin 2001 për vrasje të shkaktuar nga një aksident automobilistik në Los Angeles, ku humbi jetën një djalë 9-vjeçar.

















