Futbollisti i Kosovës dhe ylli i Juventusit, Edon Zhegrova, ka përjetuar sot një moment të veçantë në Itali. Ai është surprizuar nga motra e tij, e cila ka udhëtuar për ta parë nga afër dhe për ta mbështetur në aventurën e tij të re me “Zonjën e Vjetër”.
Motra e tij ka ndarë në Instagram një postim prekës, ku ka shprehur krenarinë për sukseset e Edonit, duke shkruar: “Së bashku mund t’i kthejmë ëndrrat në histori.”
Zhegrova, një nga lojtarët më të rëndësishëm të Përfaqësueses së Kosovës, u aktivizua për rreth 20 minuta në ndeshjen e fundit kundër Sportingut, e cila përfundoi me rezultat 1–1.
Edhe pse nuk arriti të shënojë, prania e motrës duket se i ka dhënë energji pozitive sulmuesit kosovar, i cili po vazhdon të fitojë zemrat e tifozëve italianë me paraqitjet e tij në Serie A dhe në garat evropiane.







