Rikthimi i Stefano Piolit te Fiorentina zgjati vetëm 10 ndeshje, një periudhë jashtëzakonisht e shkurtër për një trajner me përvojë në Serie A.
60 vjeçari u shkarkua sot nga pozita e tij pas humbjes së fundit kundër Lecce, një rezultat që duket se vendosi “pikën e fundit” për aventurën e tij të dytë me klubin florentin.
Italiani, i cili ka pasur një karrierë të gjatë si trajner në Itali, dhe tani është trajneri i radhës që largohet nga një skuadër e Serie A, duke u bërë pjesë e një liste që përfshin emra si Tudor, i cili u shkarkua nga Juventusi më parë gjatë këtij sezoni.
Gjatë kësaj periudhe të shkurtër me Fiorentinën, Pioli nuk arriti të regjistrojë asnjë fitore, duke grumbulluar vetëm 4 pikë. Kjo ka bërë që skuadra të ngelë në fund të tabelës, duke rritur presionin mbi klubin dhe duke treguar se sfidat e skuadrës “Viola” janë shumë më të mëdha sesa parashikimi fillestar. Shkarkimi i Piolit tregon edhe një herë sa i paparashikueshëm mund të jetë futbolli italian, ku presioni për rezultate është gjithmonë në nivel maksimal.
Klubi e ka falenderuar Piolin dhe stafin e tij për profesionalizmin e treguar në ecurinë e punës së tyre dhe kan treguar se përkohësisht puna me ekipin e parë i është besuar trajnerit Daniele Galloppa, i cili do të fillojë punë mënjëherë me stërvitjen e pasdites së sotme. /ATVLIVE.TV







