E marta sjell përsëri emocionet e Ligës së Kampionëve, ku në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve do të zhvillohen gjithsej nëntë ndeshje interesante.
Kryendeshja e mbrëmjes do të luhet në “Anfield”, ku skuadra angleze Liverpool do të përballet me atë spanjolle Real Madrid, në një sfidë që gjithmonë garanton spektakël. Takimi mes tyre nis nga ora 21:00.
Në të njëjtin orar zhvillohet edhe përballja tjetër madhështore mes ekipit francez Paris Saint-Germain dhe atij gjerman Bayern Munich, që do të luhet në “Parc des Princes” të Parisit.
Po ashtu, në këtë orar priten edhe disa duele të tjera tërheqëse, si:
• Juventus – Sporting Lisbona
• Atletico Madrid – Royale Union SG
• Tottenham – Copenhagen
• Bodo/Glimt – Monaco
• Olympiacos – PSV Eindhoven
Ndërsa nga ora 18:45 do të luhen dy ndeshjet e para të ditës:
• Napoli – Eintracht Frankfurt
• Slavia Praga – Arsenal. /ATVLIVE.TV







