Tragjedia e një vit më parë që ndodhi në Novi Sad një vit më parë ka mobilizuar fuqishëm qytetarët atje për të kërkuar llogari nga regjimi i Aleksandër Vuçiq. Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos teksa kujtoi 16 viktimat tha se kjo tragjedi po e ndryshon Serbinë dhe ka mobilizuar masën për të kërkuar llogaridhënie, liri të shprehjes dhe demokracie”, ka shkruar Kos në platformën “X”, duke shtuar se “Këto janë të njëjtat vlera që do ta udhëheqin Serbinë drejt BE-së”
Në nderim të viktimave të 1 nëntorit të cilët humbën jetë pas shembjes fatale të çatisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad, u mblodhën mijëra njerëz në qytetin e dytë më të madh të Serbisë, e ku vendosen lule dhe qirinj përgjatë gardhit të përkohshëm pranë hyrjes së dëmtuar të stacionit.
Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në përkujtimet që filluan në stacion në orën 11:52 paradite – në të njëjtën orë kur ndodhi tragjedia.
Ata gjithashtu mbajtën 16 minuta heshtje në nderim të 16 viktimave.
Që nga ajo ditë, Serbia është përballur me protesta të rregullta të udhëhequra nga studentët.
Fillimisht, protestuesit kërkuan hetim transparent, por më pas thirrjet e tyre u zgjeruan në kërkesa për zgjedhje të parakohshme.
Studentë dhe qytetarë të tjerë kanë mbërritur në Novi Sad që nga e premtja, me makina, biçikleta apo në këmbë.
Mijëra njerëz të tjerë marshuan drejt Novi Sadit nga Beogradi – rreth 100 kilometra – dhe nga Novi Pazari, rreth 340 kilometra në jug të kryeqytetit. U deshën simbolikisht 16 ditë – në nderim të 16 viktimave – që ta përfundonin marshimin.
Të premten mbrëma, banorët e Novi Sad dolën në rrugë për t’i pritur marshuesit, duke fishkëllyer dhe valëvitur flamuj, shumë prej tyre të prekur emocionalisht.
“Erdha të përulem para forcës më të madhe në botë sot: studentëve tanë, rinisë sonë”, tha Ratko Popoviq nga rajoni i Novi Sadit
Protestat e vazhdueshëm bënë që kryeministri të jepte dorëheqje, rrëzimin e qeverisë dhe formimin e një të reje. Por, presidenti Aleksandar Vuçiq ka qëndruar në detyrë.







