Albert Dabiqaj ka arritur një arritje të madhe personale, duke regjistruar 100 paraqitje zyrtare me fanellën e klubit gjilanas. Me këtë rast, ai bëhet një nga figurat simbol të skuadrës “blu”.
Anësori ofensiv është pjesë e Dritës prej disa sezonesh, periudhë gjatë së cilës ka qenë një ndër lojtarët më të qëndrueshëm dhe më të rëndësishëm në fazën e sulmit. Përkushtimi, puna e palodhur dhe kontributi i tij i vazhdueshëm kanë qenë thelbësorë në sukseset e ekipit gjilanas.
Në këto 100 ndeshje, Dabiqaj ka dhuruar asistime të shumta, ka shënuar gola vendimtarë dhe gjithmonë është dalluar për shpirtin luftarak dhe profesionalizmin në fushë.
Me Dritën ai numëron 104 ndeshje në total, ku ka shënuar 18 gola dhe ka kontribuar në 8 të tjerë. /ATVLIVE.TV







