Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Afërdita Demaku, ka ndarë me ndjekësit një lajm të trishtë që ka tronditur zemrën e saj dhe të familjes.
Përmes një postimi prekës në rrjete sociale, artistja ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë motra e saj e dashur, një humbje që ajo e përshkruan si të papërballueshme.
“Ikja jote e hershme, motër, sot na këputi shpirtin! Ke qenë engjëll për të gjithë ne, ke ditur të japësh vetëm mirësi dhe dashuri. Do të të kujtojmë gjithmonë me mall dhe krenari. Shpirti yt i bardhë pushoftë në paqe!”, ka shkruar Demaku në mesazhin e saj emocional.
Ky postim ka prekur thellë ndjekësit dhe fansat e këngëtares, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre përmes komenteve e reagimeve të shumta në rrjete sociale.







