Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë gjatë orëve të mesditës, ndërsa mëngjesi do të jetë i ftohtë, me mundësi për mjegull në disa lugina. Sipas parashikimeve, mjegulla do të shpërndahet menjëherë pas orëve të para të paradites.
Temperaturat pritet të luhaten nga 1 gradë Celsius në mëngjes, deri në 18 gradë Celsius në orët e ditës.
Edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi, e mërkura do të karakterizohet nga mot stabil me ndikim anticiklonik. Mëngjeset në disa zona do të jenë të ftohta, me mundësi për ngrica, mjegull dhe brymë, ndërsa gjatë ditës parashikohet rritje e ndjeshme e temperaturave.
Stabiliteti atmosferik do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Nga e enjtja e deri në fundjavë, moti do të mbetet kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta lokale. Në mëngjese dhe gjatë natës mund të ketë mjegull të lehtë, e cila nuk do të zgjasë shumë.
Në përgjithësi, pjesa e dytë e javës do të karakterizohet nga ditë të ngrohta dhe me diell.







