Shumë shpesh ndjejmë se harrojmë gjëra ose nuk i përmbushim detyrimet ashtu siç do të dëshironim. Përveç ushtrimeve të rregullta dhe ujit të bollshëm, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës, hulumtimet tregojnë se edhe disa erëza anti-inflamatore mund të kenë një efekt të dobishëm mbi trurin dhe humorin tonë.
Sipas Joanna Wen, konsulente shëndetësore, një nga këto përbërës është kanella, e njohur për vetitë e saj anti-inflamatore dhe përfitimet e shumta për organizmin.
Përveçse është e shijshme, kanella mund të ndihmojë në forcimin e metabolizmit, por më e rëndësishmja: ajo stimulon trurin, përmirëson kujtesën dhe ndikon pozitivisht në humorin tonë. Një mënyrë e lehtë për ta përfshirë në rutinën tuaj është të shtoni kanellën në pijet tuaja të përditshme, duke e kombinuar me mjaltë, për të përfituar shijen dhe të gjitha efektet e saj të dobishme.