Policia ka konfiskuar armë zjarri, municion dhe uniforma ushtarake në dy bastisje të ndara në komunat veriore, në Leposaviq dhe Zubin Potok.
Gjatë këtyre operacioneve, autoritetet kanë gjetur edhe këmisha e jelekë me emblema të policisë dhe ushtrisë serbe. Në fshatin Orashak të Zubin Potokut, në shtëpinë e një të dyshuari që ndodhet jashtë vendit, u gjet një pushkë dhe uniforma ushtarake.
Ndërkohë, në fshatin Mikinic të Leposaviqit u konfiskua një pushkë automatike AK-47 me 55 fishekë.
Lidhur me rastin në Leposaviq, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Për rastin tjetër në Zubin Potok, policia ka njoftuar se procedura hetimore po vazhdon në mungesë të të dyshuarit, i cili tashmë është identifikuar.