spot_imgspot_img
spot_img

Kombëtarja e Kosovës në henboll pëson humbje të thellë nga kampionia e botës, Franca

Hendbollistet e Kosovës kanë nisur me vështirësi fazën e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2026, duke u mundur bindshëm nga Franca – kampionia aktuale e botës.

Ndeshja u zhvillua në Nimes të Francës, në kuadër të Grupit 1, dhe përfundoi me rezultat të thellë 43:12 në favor të vendasve. Francezet imponuan ritmin dhe dominimin që nga minuta e parë, duke mbyllur pjesën e parë me epërsi të konsiderueshme, 20:5.

Franca, fituese e medaljeve të arta dhe të argjendta në Lojërat Olimpike në Tokio dhe Paris, vazhdoi me të njëjtin intensitet edhe në pjesën e dytë, duke konfirmuar statusin e saj si një prej kombëtareve më të forta në botë.

Nga radhët e Kosovës, Merlinda Qorraj u veçua me një paraqitje të mirë, duke realizuar gjashtë gola – gjysma e të gjithë golave të ekipit. Arona Krasniqi shtoi dy gola, ndërsa Tina Hetemi, Elisa Mulaj, Xhesika Mehmetaj dhe Mirjeta Bytyqi realizuan nga një gol secila.

Te Franca, Alicia Toublanc ishte më efikasja, me tetë gola të shënuar.

Kosova do të zhvillojë ndeshjen e radhës të dielën, më 20 tetor, në Prishtinë, kundër Kroacisë (ora 17:15). Pjesë e Grupit 1 është edhe Finlanda, ndërsa kualifikimi për Evropianin 2026 mbetet i mundshëm edhe nga pozita e tretë, ku Kosova synon ta gjejë shansin e saj. /ATVLIVE.TV

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA