Pjesëmarrja në Kampionatin Botëror 2026 po merr formë, pasi tashmë edhe gjashtë kombëtare kanë siguruar kualifikimin direkt në fazën e grupeve të këtij eventi madhor futbollistik.
Ndër këto skuadra është edhe Anglia, e para nga Evropa që ka arritur të sigurojë biletën për pjesëmarrje në këtë kampionat. Përveç Anglisë, në listë janë edhe disa kombëtare të tjera që kanë konfirmuar pjesëmarrjen, përfshirë Katari (si vendi organizator), Afrika e Jugut, Arabia Saudite, Bregu i Fildishtë dhe Senegali.
Këto skuadra kanë siguruar tashmë praninë e tyre në Botërorin e vitit 2026, i cili do të mbahet në tre vende: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada. Gara pritet të nisë më 11 qershor dhe do të përfundojë me finalen më 19 korrik të vitit të ardhshëm.
Kampionati Botëror 2026 do të jetë i veçantë edhe për shkak të zgjerimit të numrit të ekipeve pjesëmarrëse, duke sjellë më shumë spektakël dhe konkurrencë në arenën më të madhe të futbollit. /ATVLIVE.TV