Rezultatet e deritanishme preliminare nga zgjedhjet lokale tregojnë se disa kandidatë tashmë kanë siguruar fitore të qarta për kryetarë komunash.
Nga komunat me shumicë shqiptare:
– Sami Lushtaku (PDK) prin në Skenderaj me 83,45% të votave;
– Ilir Ferati (LDK) udhëheq në Istog me 58,78%;
– Agim Aliu (PDK) e ka siguruar edhe një mandat me të parën në Ferizaj me 56,47% të votave;
– Shpejtim Bulliqi (LVV) udhëheq në Podujevë me 53,42%;
– Imri Ahmeti (LDK) prin në Lipjan me 51,15%;
– Bashkim Ramosaj (AAK) ka fitore të sigurt në Deçan me 51,57%;
– Ramiz Lladrovci, ka dalë fitues në Drenas duke marrë 52,31%;
– Ekrem Kastrati (Nisma) udhëheq në Malishevë me mbi 53,50%;
– Mehmet Ballazhi i PDK-së e ka fituar edhe një mandat pa balotazh, me 56,47%;
– Kadri Rahimaj (LVV) në Kamenicë me 50,56%;
– Qemajl Aliu (LVV) në Shtime me 50,52%;
– Abdulhadi Krasniç (KDTP) në Mamushë me 50,52%.
Nga komunat me shumicë serbe, rezultatet preliminare tregojnë epërsi të qartë për Listën Serbe:
– Zoran Todiq në Leposaviq – 70,35%;
– Sasha Millosheviq në Novobërdë – 61,31%;
– Ivica Tanasijeviq në Shtërpcë – 66,41%;
– Millosh Peroviq në Zubin-Potok – 79,67%;
– Dragisha Milloviq në Zveçan – 86,66%;
– Novak Zhiviq në Graçanicë – 61,88%;
– Tanja Antiq në Ranillug – 72,06%’;
– Dragan Petkoviq në Partesh – 89,88%;
– Millan Radojeviq në Mitrovicën e Veriut – 59,67%.
Bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së, gara për kryetarë komunash është mbyllur në rundin e parë në 21 komuna nga gjithsej 38 sish.
17 komuna të tjera do të vazhdojnë rundin e dytë të garës i cili është planifikuar për datën 09 nëntor 2025.