Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur pas një pauze prej më shumë se një muaji për të zgjedhur nënkryetarin serb. Lista Serbe ka propozuar Slavko Simiq për këtë pozitë, por ai nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për të kaluar në këtë post.
Në votim, Simiq mori vetëm 9 vota pro, 54 kundër dhe 42 abstenime, duke bërë që ai të mos arrijë numrin e kërkuar për t’u zgjedhur. Kryeparlamentari Dimal Basha e bëri të ditur këtë rezultat pas përfundimit të seancës.
Sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi ka afat 12 ditë për të përfunduar konstituimin e tij, ku zgjedhja e nënkryetarit serb mbetet një parakusht për këtë proces. Tashmë, deputetët do të duhet të angazhohen për të gjetur një zgjidhje që të përmbushë kërkesat ligjore.





