Për shumë njerëz, dita nuk nis pa një filxhan kafe. Qoftë në shtëpi, në zyrë apo në kafene, kafeja është bërë pjesë e pandashme e mëngjesit. Ajo shihet si një “ritual energjie” që ndihmon trupin dhe mendjen të zgjohet.
Studimet tregojnë se, ndonëse disa mund të heqin dorë nga alkooli, shumë e kanë të pamundur të heqin dorë nga kafeja e mëngjesit. Por pyetja që lind është: sa e shëndetshme është kafeja me sheqer dhe cila është sasia e rekomanduar?
Nutricionistët janë të qartë: mos e teproni me sheqerin!
- Për një filxhan të vogël ekspres (30 ml), sasia e toleruar është vetëm 3.1 gramë sheqer – më pak se një lugë çaji.
- Një lugë e plotë çaji sheqer në një ekspres e rrit përqindjen e sheqerit më shumë se një gotë Coca-Cola.
- Për një kapuçino të madh (25 ml kafe + 85 ml qumësht), sasia e lejuar është 7 gramë sheqer – rreth një lugë e gjysmë çaji.
- E njëjta logjikë vlen edhe për kafen turke, e cila shpesh përgatitet në shtëpi.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), sasia e rekomanduar ditore e sheqerit është 25 gramë (rreth 6 lugë çaji). Por kjo përfshin të gjithë sheqerin që konsumojmë gjatë ditës, jo vetëm atë që shtojmë në kafe.
Pra, nëse dëshironi të shijoni kafen tuaj të mëngjesit pa rrezikuar shëndetin, mbani mend: pak ëmbëlsi mjafton, por mos e teproni.