spot_imgspot_img
spot_img

Nga tretja te gjumi më i mirë, zbulojeni çfarë i ndodh organizmit nëse hani dy kivi në ditë

Kivi super fruti që forcon trupin dhe shpirtin

Kivi konsiderohet me të drejtë një super frut, falë përmbajtjes së lartë të vitaminës C, kaliumit dhe bakrit – përbërës thelbësorë për shëndetin e trupit nga koka deri te këmbët.

Ekspertët rekomandojnë konsumimin e dy kive në ditë, pasi ky zakon i thjeshtë mund të sjellë një sërë përfitimesh të jashtëzakonshme për organizmin, shkruan vizionplus.tv.

Forcon imunitetin dhe kujdeset për zemrën

Kivi përmban dy herë më shumë vitaminë C se portokalli. Dy kivi në ditë sigurojnë rreth 259 mg vitaminë C, sasi e cila ndihmon në forcimin e imunitetit, uljen e tensionit të gjakut dhe parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Për më tepër, vitamina C kontribuon në tonalitetin dhe gjallërinë e lëkurës, duke e bërë atë më të shëndetshme dhe më të ndritshme.

Jep energji dhe përmirëson humorin

Enzimat aktive që gjenden në kivi ndikojnë pozitivisht në nivelin e energjisë dhe gjendjen shpirtërore. Studimet tregojnë se njerëzit që konsumojnë dy kivi në ditë përjetojnë një rritje të energjisë me rreth 31%, duke u ndier më aktivë dhe më pozitivë.

Përmirëson tretjen

Me përmbajtjen e saj të lartë të fibrave (4.2 gramë për dy fruta), kivi është një ndihmës i fuqishëm për sistemin tretës. Personat që vuajnë nga konstipacioni kronik kanë raportuar përmirësime të dukshme pas një muaji konsum të rregullt të këtij fruti.

Ndihmon për gjumë më të mirë

Sipas ekspertëve, ngrënia e dy kive rreth një orë para gjumit për katër javë me radhë përmirëson si cilësinë, ashtu edhe kohëzgjatjen e gjumit. Studimet tregojnë se kohëzgjatja e gjumit mund të rritet me 15%, ndërsa njerëzit flenë 41% më shpejt se më parë.

Lehtëson simptomat e azmës

Enzimat përbërëse të kivit kanë veti qetësuese për personat me astmë, duke ndihmuar në uljen e sasisë së rruazave të bardha të gjakut që prodhohen me shpejtësi gjatë krizave të frymëmarrjes.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

Ish-presidenti Sarkozy lirohet nga burgu

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA