Barcelona mund të përballet me një mungesë të rëndësishme në ndeshjen më të madhe të sezonit, El Clasicon ndaj Real Madridit, pasi portieri Joan Garcia është në dyshim për shkak të një problemi fizik.
Sipas raportimeve të Mundo Deportivo, stafi mjekësor i Barcelonës po vlerëson me kujdes gjendjen e tij dhe nuk dëshiron të marrë asnjë rrezik që mund të përkeqësojë dëmtimin.
Garcia ka treguar formë të shkëlqyer këtë sezon dhe është bërë një prej pikave më të forta të skuadrës, ndaj mungesa e tij do të ishte një goditje për blaugranat në duelin kundër rivalit historik.
Vendimi përfundimtar pritet të merret në ditët në vijim, në varësi të ecurisë së rikuperimit.
Të gjithë sytë tani janë te rikthimi i mundshëm i Garcia-s – a do të jetë gati për El Clasico?







