8.7 C
Pristina
Wednesday, November 26, 2025
spot_imgspot_img
spot_img

Nëna e Lamine Yamal organizon darkë luksoze në Londër – biletat deri në 800 euro!

Sheila Ebana, nëna e yllit të Barcelonës dhe të Kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal, ka marrë sërish vëmendjen e mediave, këtë herë për një event luksoz që do të zhvillohet në Londër.

Ngjarja e titulluar “Christmas Dinner Gala” do të mbahet më 7 nëntor 2025, në Hotelin prestigjioz Nobu, Portman Square, një nga adresat më të njohura të kryeqytetit britanik.

Eventi është përshkruar si një përvojë ekskluzive për publikun mbi moshën 18 vjeç dhe pritet të mbledhë rreth 400 të ftuar nga fusha të ndryshme të biznesit, modës dhe sportit.

Çmimet e biletave nisin nga 150 euro, që përfshijnë një koktej mirëseardhjeje dhe një menu me tre pjata, ndërsa paketa VIP shkon deri në 800 euro, duke përfshirë një tavolinë të rezervuar, bar të hapur dhe mundësinë për një foto me vetë Sheila Ebanën.

Edhe pse Lamine Yamal nuk do të jetë i pranishëm, organizimi ka ngjallur kureshtje dhe diskutime, pasi shumë fansa e kanë parë këtë si një mënyrë për ta kthyer imazhin e tij në një markë fitimprurëse.

Sipas mediave spanjolle dhe britanike, vetë Ebana nuk është organizatore direkte, por e ftuar speciale në këtë mbrëmje, ndërsa ngjarja menaxhohet nga kompania JEN C Events.

Kjo nuk është hera e parë që nëna e talentit të Barcelonës bëhet pjesë e vëmendjes publike. Më herët, ajo kishte organizuar një festë të bujshme për ditëlindjen e 18-të të Yamal, si dhe kishte zbuluar publikisht lidhjen e tij me këngëtaren argjentinase Nicki Nicole.

Në moshën vetëm 18-vjeçare, Lamine Yamal po konsiderohet si një prej talenteve më të mëdha në futbollin botëror, ndërsa duket se edhe familja e tij po ndërton një imazh të fortë publik jashtë fushës së lojës.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA