Kandidatja e NISMËS Socialdemokrate për kryetare të Prizrenit, Albulena Balaj Halimaj, ka premtuar biçikelta publike me pagesa të vogla për prizrenasit.
Halimaj premton edhe bileta më të lira për nxënësit e shkollave të mesme.
Ajo u zotua se nëse zgjidhet kryetare, do të ndërtojë edhe tregje moderne për tregatarët e komunës.
Ndërakaq, Ekrem Kastrati që synon edhe një mandat katërvjeçar në krye të Malishevës, u shpreh i bindur në fitoren pa balotazh, pas takimit me banorët e fshatit Ngucat.
“Ngucati i vlerave e traditës i mobilizuar për fitoren tonë pa balotazh”, shkroi ai.
Xhevahire Izmaku, e cila garon për komunën e Vushtrrisë, ftoi qytetarët për pjesëmarrje në mbylljen e saj të fushatës.
Ajo kumtoi se për mysafir do ta ketë edhe kryetarin e partisë, Fatmir Limajn.
Kandidati i NISMËS për Podujevën Xhemajl Hasani, ka kritikuar pushtetin aktual për mosdixhitalim të shkollës në fshatin Gërdoc.
Ndërsa, të dielën mbrëma, ai kërkoi votën e rinisë.