Një person është arrestuar nga Policia mëngjesin e së mërkurës në Prizren, nën dyshimin se ka kanosur tre zyrtarë policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare.
Rasti ka ndodhur rreth orës 07:40 në rrugën “Rrust Kabashi”, gjatë kohës kur njësitet policore po kryenin veprime rutinore në atë zonë.
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari, një mashkull kosovar, ka shfaqur sjellje agresive ndaj zyrtarëve dhe u është drejtuar atyre me fjalë kërcënuese.
Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për të vazhduar me procedurat e nevojshme ligjore.





