Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Përparim Rama, i cili kandidon edhe për një mandat të dytë promovoi projektet e realizuara, si transformimi i hapësirave publike në Postën e Kosovës, dhe theksoi se në Qendrat e Mjekësisë Familjare po ofrohen kontrolle mamografie falas.
Në Deçan, kandidati Jeton Mushkolaj premton bashkëpunim të ngushtë me sektorin privat, duke e konsideruar partner strategjik për zhvillim të qëndrueshëm.
Arbër Ismajli kandidat për kryetar të Gjilani, ka prezantuar tri projekte për lagjen Pogragjë ndër to edhe shndërrimin e Kalasë së Pogragjës në destinacion turistik.
Ndërsa në Fushë Kosovë, kandidati Besnik Osmani është zotuar për mbështetje të vazhdueshme për bizneset artizanale dhe fuqizimin ekonomik të grave.
Mbështetje për bizneset e vogla e familjare premtoi Gëzim Plakolli nëse arrit të bëhet I pari I komunës së Mitrovicës.
Në Rahovec, kandidati Burim Krasniqi ka prezantuar projektin SOS Butoni, aplikacion synon t’u vijë në ndihmë qytetarëve në raste urgjente shëndetësore. Krasniqi ka theksuar se ky projekt do të realizohet brenda vitit të parë të mandatit.
Driton Selmanaj, kandidati për Prizren, ka prezantuar konceptin e “One-stop-shop” për bizneset e qytetit, një platformë që synon të lehtësojë ofrimin e shërbimeve financiare e tatimore.
Sokol Haliti, aktualisht në krye të komunës së Vitisë, kërkon votën për një mandat tjetër, duke prezantuar rezultatet e arritura në vendbanime si Radivojci dhe duke u zotuar për vazhdimin e projekteve zhvillimore në të gjitha fushat jetike.
Ditën e 19-të të fushatës, kandidati për kryetar të Ferizajt, Visar Azemi, ka kritikuar pushtetin aktual për mungesë të realizimit të projekteve të premtuara.