spot_imgspot_img
spot_img

Sinner merr titullin e 21-të, sfida me Alcaraz bëhet edhe më interesante

Spanjolli Carlos Alcaraz shkëlqeu në turneun e Tokios, ndërsa italiani Jannik Sinner fitoi titullin e rëndësishëm në “China Open”, duke vijuar garën e ngushtë mes tyre për vendin e parë në renditjen botërore ATP.

Dy talentet e rinj të tenisit botëror po tregojnë një formë të jashtëzakonshme dhe nuk po lënë hapësirë për rivalët e tyre. Pas fitores së Alcaraz në Tokio, sot ishte radha e italianit Sinner që t’i kundërpërgjigjej duke triumfuar në Pekin.

Në finalen e “China Open”, Sinner dominonte me lojën e tij të fuqishme dhe precize ndaj kundërshtarit amerikan, Tien, i cili nuk arriti të rezistojë gjatë gjithë kohës së ndeshjes që zgjati një orë e katërmbëdhjetë minuta. Rezultati përfundimtar 6-2, 6-2 tregon qartë superioritetin e italianit në këtë takim.

Kjo fitore përfaqëson titullin e 21-të në karrierën e Jannik Sinner dhe të tretin për vitin 2025, duke e vendosur atë në rrugën e duhur për të qëndruar ndër më të mirët në botë. Përveç kësaj, suksesi në ATP 500 të Pekinit ka një domethënie të veçantë, pasi Sinner kishte triumfuar edhe dy vite më parë në të njëjtin turne, atëherë duke mposhtur në finale yllin rus Daniil Medvedev.

Me arritjen e trofeut të dytë ai ka barazuar Rafael Nadal në këtë turne me nga dy të fituar, ndërsa Djokovic kryeson me 8 trofe.

Kjo vazhdimësi në rezultate dëshmon se Sinner është një prej emrave më premtues në tenisin bashkëkohor dhe një rival i fortë për çdo kundërshtar. Ndërkohë, beteja për vendin e parë në renditjen ATP mes tij dhe Alcaraz mbetet e hapur dhe me shumë emocion, ndërsa të dy tenistët vazhdojnë të shkëlqejnë në fushë. /ATVLIVE.TV

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA