Arbër Hoxha vazhdon të jetë një nga lojtarët më në formë të Dinamos së Zagrebit, por fati nuk i buzëqeshi pas ndeshjes së fundit ndaj Slaven Belupos në Superligën e Kroacisë.
Anësori shqiptar ishte protagonist absolut në pjesën e parë, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asist, por u detyrua të largohej nga fusha pas 45 minutave të para për shkak të një lëndimi.
Trajneri i Dinamos, Sergej Kovacevic, konfirmoi pas ndeshjes se bëhet fjalë për një problem fizik, megjithatë nuk dihet ende shkalla e lëndimit.
“Arbëri po bën shumë mirë, ka përmbushur pritshmëritë e mia dhe jam i kënaqur me të. Shpresoj që të mos jetë asgjë serioze”, u shpreh tekniku.
Forma e Hoxhës ka qenë mbresëlënëse kohëve të fundit, duke spikatur edhe në fitoren e madhe kundër Fenerbahces në Ligën e Evropës. Ky nivel i lojës është një lajm i shkëlqyer edhe për Kombëtaren shqiptare, e cila në tetor përballet me Serbinë në një sfidë vendimtare për kualifikueset e Botërorit