Ekipi Italian, Juventus ka barazuar 1-1 në shtëpi ndaj Atalantas, në kuadër të javës së pestë të Serie A.
Ky ishte barazimi i dytë radhazi për “Bianconerët” në kampionat, pasi edhe javën e kaluar kishin ndarë pikët me të njëjtin rezultat kundër Hellas Veronës.
Në këtë përballje, u aktivizua nga stoli edhe ylli kosovar, Edon Zhegrova, i cili la menjëherë gjurmë në lojë me paraqitjen e tij mbresëlënëse.
Zhegrova luajti për 26 minuta dhe u vlerësua me notën 7.6 nga Sofascore, duke qenë një nga lojtarët më të mirë në fushë.
Ai realizoi gjashtë driblime të suksesshme, dha dy pasime kyçe dhe fitoi shtatë duele ndaj kundërshtarëve.
Për paraqitjen e tij, Zhegrova mori lavdata edhe nga faqja zyrtare e Juventusit.
“Edoni është lindur gati”, shkruhej në postim
Energjia dhe kreativiteti që solli në fushë ndikuan dukshëm në lojën e Zonjës së vjetër dhe me shumë gjasa kjo paraqitje do t’i sigurojë një vend në formacionin titullar në ndeshjen e ardhshme kundër Villareal në Ligën e Kampionëve. /ATVLIVE.TV