ShBA-ja i heq vizën presidentit të Kolumbisë, Gustavo Petro, për deklaratat “nxitëse” kundër Trump në New York

Departamenti Amerikan i Shtetit ka anuluar vizën e presidentit kolumbian, Gustavo Petro, për shkak të deklaratave të tij “nxitëse” gjatë qëndrimit në New York, ku mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Petro iu drejtua protestuesve pro-palestinezë në rrugët e New Yorkut dhe përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale bëri thirrje drejtuar “kombeve të botës” për të krijuar një ushtri “më të madhe se ajo e Shteteve të Bashkuara”.

“Prandaj, këtu nga New York-u, i bëj thirrje të gjithë ushtarëve të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të mos drejtojnë armët ndaj njerëzimit. Mos e dëgjoni urdhrin e Trumpit! Dëgjoni urdhrin e njerëzimit!”, tha Petro.

Administrata amerikane reagoi ashpër, duke deklaruar:

“Më herët sot, presidenti kolumbian Petro Gustavo ishte në rrugët e New Yorkut duke u bërë thirrje ushtarëve amerikanë të mos i zbatojnë urdhrat dhe të nxisin dhunë. Do të anulojmë vizën e Petros për shkak të veprimeve të tij të pamatura dhe nxitëse.”

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kolumbisë janë përkeqësuar që kur Petro u bë lideri i parë i majtë në historinë e vendit. Ndërkohë, SHBA-ja ka refuzuar gjithashtu viza për presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, dhe 80 zyrtarë palestinezë, duke i pamundësuar pjesëmarrjen e tyre në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA