spot_imgspot_img
spot_img

Dakota Johnson mori gjithë vëmendjen me fustanin transparent në Festivalin e Filmit në Zurich

Aktorja e filmit The Materialists, 35 vjeç, zgjodhi të mos mbante reçipeta, duke veshur një fustan blu me dantellë që vinte në pah linjat e saj elegante, shkruan DailyMail.

Pjesa e sipërme e punuar me dantellë vazhdonte në një fund me bel të ulët, i cili kombinohej me detaje dramatike prej tylit. Dakota u duk mjaft e qeshur dhe me humor teksa pozonte në tapetin e kuq, përpara se të ngjitej në skenë për të pranuar çmimin Golden Eye.

Kjo paraqitje vjen pak javë pasi aktorja tërhoqi vëmendjen në “Kering Caring for Women Dinner” gjatë Javës së Modës në Nju Jork, ku kishte zgjedhur një tjetër veshje tejet provokuese.

Për të ruajtur privatësinë, aktorja e Madame Webkishte veshur një set të brendshmesh prej sateni të zi poshtë fustanit transparent. Veshjen e kompletoi me sandale elegante me rripa, duke krijuar një paraqitje që la pa fjalë të pranishmit.

Johnson i dha fund lidhjes me frontmenin e grupit Coldplay, Chris Martin, 48 vjeç, në qershor të këtij viti. Dyshja kishin nisur romancën në vitin 2017, ishin fejuar pas disa vitesh, por pas tetë vitesh së bashku vendosën të ndaheshin. Një burim i tha ekskluzivisht Daily Mail se marrëdhënia e tyre “kishte përfunduar prej kohësh”, ndonëse lajmi i ndarjes u përjetua si i “rëndë” për fansat.

Vetë aktorja, pak pas ndarjes, tha me humor se ndihej gjithmonë e “përgatitur për skena intime” në projekte filmike. “Nuk kam pse të motivohem për skena intime, unë gjithmonë ndihem gati,” u shpreh ajo në një bisedë me Amy Poehler gjatë podcast-it Good Hang.

Dakota pranoi gjithashtu se shpesh ka biseduar për tema të tilla me nënën e saj, aktoren e famshme Melanie Griffith, e cila e kishte mësuar se sa i vlefshëm dhe i rëndësishëm është respekti për trupin.

“Ajo më rriti që të jem krenare për trupin tim dhe ta dua atë. Jam shumë mirënjohëse për këtë, sidomos në punën time, sepse mund ta përdor dhe ndihet e vërtetë,” tha Dakota.

Aktorja shtoi me shaka se e ëma gjithmonë kishte qenë e lirshme në raport me trupin dhe vetëbesimin: “Nëse i thua ‘më pëlqen bluza jote’, ajo do ta heqë menjëherë – kryesisht sepse i pëlqen të jetë pa rroba. Ajo gjithmonë ka pasur një dashuri të madhe për trupin e saj dhe këtë e kam mësuar nga ajo”. /Telegrafi/

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA