Mesjava ka sjellë xhiron e gjashtë në Superligën e Kosovës.
Ndeshjet e orës 15:00 kan përfunduar dhe tek secila prej tyre kemi fitues.
Në 4 ndeshje u shënuan gjithsej 11 gola, kjo tregon intensitetin dhe forcën e skuadrave kosovre.
Llapi ndonëse ishte duke fituar 1-0 ndaj Dukagjinit, pësoi humbje në fund me rezultat 3-1. Te Dukagjini shënoi Dienit Isufi , Altin Merlaku dhe Iljasa Zylfiu. Ndërsa golin e vetëm për Llapi e shënoi Axel Gnapi.
Me të njejtin rezultat dhe ecuri loje edhe Malisheva e mposhti Ferizajn 3-1. Te Malisheva shënoi Arlind Veliu, Diatta dhe Altin veliu, ndërsa te Ferizaj Ardit Iljazi.
Ballkani e fitoi derbin kundër Dritës në Suharekë, me rezultat 2-0. Për ekipin e Suharekës shënoi Hamidi dhe autogol Krasniqi.
Drenica fitoi me rezultat minimal kundër Gjilanit në Gjilan 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Genc Hamiti.
Pas këtyre rezultateve, Dukagjini kryeson në tabelë, i ndjekur nga Ballkani e Drenica në vendin e trëtë. Vendin e katërt e mban për momëntin Prishtina, të pestin Gjilani, të gjashtin Malisheva, të shtatin Prishtina e Re, të tëtin Ferizaj, nëntë Drita dhe vendin e fundit Llapi.
Kujtojmë se derbi i kryeqytetit Prishtina – Prishtina e Re fillon nga ora 20:15, në stadiumin “Fadil Vokrri”. /ATVLIVE.TV