Më 6 tetor vazhdon shkollimi i trajnerëve të hendbollit kosovar sipas RINCK Konventës. Shkollimin e trajnerëve e bën Federata e Hendbollit e Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës.
Prej 6 deri më 11 tetor do të mbahet moduli i dytë i nivelit të dytë të shkollimit që bëhet sipas konventës së Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF).
Pjesë të këtij moduli janë 78 njësi mësimore, që kanë të bëjnë me hendbollin dhe shkencat e lidhura me sportin.
Për trajnerët kosovarë do të ligjërojnë ekspertë të njohur të hendbollit evropian, kroati Nenad Shoshtariq dhe slloveni Jure Shterbucl, pos tyre do të ligjërojnë edhe ekspertë të tjerë.
Federata e Hendbollit e Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Trajnerëve është e përkushtuar për shkollim të kuadrit që punon në klubet tona të hendbollit.