Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e platformës Startup Albania në mbështetje të sipërmarrjeve të reja, ideve inovative dhe kreativitetit të të rinjve.
Gjatë fjalës së tij, Rama foli për ecurinë e vendit në lidhje me digjitalizimin dhe ofrimin e shërbimeve publike online.
Kryeministri u ndal gjithashtu edhe te mundësia që Shqipëria të ofrojë shërbimin e martesave online.
“Ende nuk kemi zgjedhur problemin e martesave online. Kjo është diçka që ende nuk e kemi plotësuar, duke qene se na duhen dëshmitarët. Mbase edhe mund ta bëjmë”, tha Rama.
Pas kësaj profesori amerikan William P. Barnet. pyeti kryeministrin Rama: “Po divorcet mund t’i bëni?
Më tej me batutë, kryeministri tha se martesat online janë më të vështira se divorcet online.
“Besoj fort se divorcet, se unë nga përvoja kam pasur disa, janë më të thjeshta sesa martesa, sepse bëhen në whatsapp pastaj formalizohen në sallën e gjyqit. Këto janë bekime që mundësohen nga teknologjia”, tha Rama