spot_imgspot_img
spot_img

Fushata e VV-së fokusohet në mirëqenie, arsim, bujqësi dhe përfshirje rinore

Në Prishtinë, kandidati për kryetar komune nga Lëvizja Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, së bashku me ministrin Ejup Maqedonci dhe ekipin e kandidatëve për Asamblenë Komunale, ka vizituar disa fshatra të Prishtinës, nga ku edhe prezantoi plane konkrete për investime në infrastrukturë, ndriçim publik, çerdhe dhe parqe, duke theksuar se fshati do të kthehet në një hapësirë funksionale për jetesë dinjitoze.

Në Deçan, Faton Selmanaj, premtoi se do të fokusohet në investime në sport, kulturë dhe zhvillim për të rinjtë, duke premtuar një administratë më efikase.

Në Gjilan, kryetari aktual Alban Hyseni, në garë për mandatin e dytë, vizitoi fshatin Vrapqiq ku u prit nga banorët me përkrahje e angazhim për zgjedhjet që po afrojnë.

Në Dragash, Filiz Mustafa, së bashku me kryeministrin Kurti, vizitoi një fermer të prekur nga fatkeqësitë natyrore, duke theksuar përkushtimin për përkrahje të bujqësisë dhe zhvillimin rural.

Në Fushë Kosovë, kandidati Valon Prebreza u bëri thirrje të rinjve të jenë pjesë e ndryshimit, duke u zotuar për përfaqësim aktiv dhe reformë në institucione.

Në Kamenicë, kryetari aktual Kadri Rahimaj vlerësoi kontributin e diasporës për zhvillimin e komunës dhe theksoi lidhjen e fortë me mërgatën.

Në Mitrovicë, Faton Peci vizitoi Qendrën për Sindromën Down, ku premtoi mbështetje profesionale për fëmijët me nevoja të veçanta përmes logopedëve, psikologëve dhe punëtorëve social.

Në Lipjan, Ilir Qeriqi prezantoi projektin për ndërtimin e një nënkalimi modern në rrugën “Sadik Shala”, me qëllim përmirësimin e qarkullimit dhe sigurisë rrugore.

Në Pejë, Taulant Kelmendi ka intensifikuar takimet me qytetarët, i mbështetur edhe nga kryeministri Kurti, i cili e vlerësoi përvojën dhe energjinë e tij si një figurë të re, por me përkushtim të dëshmuar.

Në Prizren, Artan Abrashi zhvilloi takim me banorët e Hasit, ku nënvizoi rëndësinë e investimeve në këtë pjesë të rëndësishme të komunës.

Në Skenderaj, Hysni Mehani premtoi parqe dhe kënde lojërash për çdo lagje dhe fshat, për një Skënderaj gjithëpërfshirës.

Në Ferizaj, Enver Haliti diskutoi me qytetarët për mungesën e ujit të pijshëm dhe çerdheve në disa zona, duke e vendosur këtë problem si prioritet të programit të tij.

Ndërsa në Junik, Jetmir Tofaj, në shoqërinë e zv. ministres Daulina Osmani, zhvilloi një bisedë me gra dhe të rinj mbi rëndësinë e barazisë gjinore dhe përfshirjes në jetën publike.

https://www.facebook.com/share/p/19hPbjwGST/

 

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA