Arsenal dhe Manchester City kanë ndarë pikët duke barazuar 1:1,në derbin e xhiros së 5-të në Premierligën angleze.
“Citizens”e nisën mjaft mirë këtë takim,ku qysh në minutën e 9-të Erling Haaland shënoi golin e epërsisë për City-in në 1:0.
Arsenal pas pësimit të golit bënin përpjekje për të gjetur golin e barazimit,ku Madueke tentoi por Donnarumma priti goditjen e tij,dhe kështu pjesa e parë përfundoi me epërsinë e Man.City-it në 1:0.
Në pjesën e dytë Arsenal u hodh në sulm për të barazuar rezultatin,dhe në minutat e fundit Gabriel Martinelli barazoi shifrat në 1:1,që në fund doli të jetë rezultati përfundimtar.
Arsenal pas kësaj xhiroje në Premierligë ka 10 pikë në pozitën e dytë,teksa Man.City ka 7 pikë në pozitën e 9-të.