Trajtim shumë më serioz për vajzat që merren me sport, po premton kandidati për kryetar të Prishtinës nga Vetëvendosje, Hajrulla Ceku. Pasi zhvilloi takim me vajzat e FC 2 Korrikut, klub që numëron mbi 150 lojtare dhe është kampion i Kosovës në ligat U15 dhe U17, Ceku tha se Komuna e Prishtinës me të në krye do t’i ndihmojë në avancimin e tyre.
Për zejtarinë do të ketë më shumë fokus, nëse Ardian Gola bëhet kryetar i Gjakovës. Të premten ai takoi një nga argjendarët e kësaj komune, ku edhe tha se bizneset e tilla, dhe shumë të tjera si ky, do të jenë synim i përkrahjes nga qeverisja që ai do ta bëjë.
Në ndihmë bizneseve që krijojnë vende të reja pune dhe produkte vendore premton se do t’iu dalë nëse bëhet kryetar i Prizrenit, kandidati Artan Abrashi.
E Qemajl Aliu që po kërkon një mandat tjetër për Shtimen ka zhvilluar takime me qytarë në disa fshatra, ku mes tjerash tha se do ta vazhdojë punën për secilin pa dallim.
Ditën e shtatë të fushatës zgjedhore, pretendenti për mandatin e dytë në Gjilan, Alban Hyseni e nisi në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut.
Më pas takoi përfitues të granteve, për çka premtoi mbështetje edhe në vitet e ardhshme.
Ndërkaq përkujdesje institucionale dhe investim për Bibliotekën e Kaçanikut, ka premtuar kandidati Jeton Raka.
Më afër qytetarëve dhe zë I tyre premton se do të jetë, nëse veç arrin të bëhet kryetar i Fushë-Kosovës, kandidati nga Vetëvendosje Valon Prebreza.
Ndërsa mbështetje për bizneset e vogla ka premtuar kandidati për Lipjanin, Ilir Qeriqi.