Çfarë është kompleksi i inferioritetit?
Ekstremja e pasigurisë shpesh çon në tërheqje nga jeta shoqërore. Njerëzit që e përjetojnë shmangin kontaktet për të mos u gjykuar dhe ndihen të vetmuar dhe të izoluar.
Ky koncept u përshkrua për herë të parë nga psikologu austriak Alfred Adler në vitin 1907. Ai e përkufizoi si ndjenjë të thellë pamjaftueshmërie dhe pasigurie, që mund të shprehet me tërheqje, shmangie, por edhe me agresivitet ose konkurrencë të tepruar.
Shenjat më të dukshme
- Krahasimi i vazhdueshëm me të tjerët – ndjenjë se nuk mund të arrijmë kurrë si të tjerët.
- Humori vetë-nënçmues – shaka në kurriz të vetes për të fshehur pasiguri.
- Perfeksionizmi i tepruar – dëshira për t’u dukur perfekt shpesh fsheh ndjesinë e pamjaftueshmërisë
Si ndikon tek shëndeti
Kompleksi i inferioritetit mund të prekë jo vetëm vetëvlerësimin, por edhe shëndetin mendor dhe fizik. Pagjumësia, ankthi dhe ndjenja e vetmisë janë disa nga simptomat që mund të shfaqen.
Si ta tejkalojmë
- Vetëdijesimi – kuptimi i modeleve të mendimit dhe sjelljes sonë.
- Puna me vetveten – psikoterapia dhe teknikat e zhvillimit personal ndihmojnë në ndërtimin e një ndjenje të shëndetshme të vlerës personale.